PSG thyhet pak minuta larg Monakos, nis festa në principatë

0

PSG e ka dorëzuar praktikisht titullin, vetëm pak minuta larg Montekarlos, në Nicë.

Në fushën e vet Nica nuk ka humbur kurrë dhe i shkaktoi humbjen më të rëndë në kampionat PSG-së, një 3-1 që e çon titullin në Monako, sepse klubi i principatës ka 3 pikë avantazh tashmë dhe duhet të luajë një ndeshje më shumë deri në fund.

Mario Baloteli në minutën e 26-të zhbllokoi ndeshjen, duke vazhduar të shkëlqejë në ndeshjet shtëpiake, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Rikardo dyfishoi.

Markinjos rihapi ndeshjen në minutën e 64-t, por Donis e mbylli në shtesë, aty ku PSG e humbi qetësinë. Tiago Mota e Di Maria u tërbuan dhe dolën me karton të kuq, nën shikimin e dëshpëruar të pronarit Al-Kelaifi në tribunë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here