PSG tërhiqet nga Boateng, Kovaç duhet të “mbyllë sherrin”

 

Zherom Boateng do të vazhdojë të jetë lojtari i Bajernit të Mynihut edhe për një sezon. Pas tërheqjes nga bisedimet të Mançester Junajtid. Së fundmi të njëjtin veprim kanë bërë dhe sheikët e PSG-së. Qendërmbrojtësi nuk po tërheq ofertat e pritura.

Skuadra parisiene kishte shfaqur interes konkret për 29-vjeçarin, por 50 milionë eurot që kërkojnë bavarezët janë shumë edhe për xhepat e sheikëve nga Katari, të cilët janë nën presionin e “Financial Fair-Play” dhe kanë vendosur  të fokusohen te një mbrojtës i krahut të majtë.

Situata në kampin e kampionëve të Gjermanisë, si rrallëherë më parë, është shumë e tensionuar. Boateng dhe shefi i klubit Rumenige janë përfshirë në një luftë fjalësh me njëri-tjetrin dhe me siguri do të duhet ndërhyrja e trajnerit Niko Kovaç, që mes palëve të gjendet gjuha e përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *