PSG s’ka vend për djalin e legjendës, Ueah pranë huazimit te rivalët e Grezdës

Timoti Ueah, do të largohet gjatë muajit janar nga skuadra e PSG-së. Djali i fituesit të Topit të Artë dhe presidentit të tanishëm të Liberisë, Zhorzh Ueah, e ka kuptuar se do i duhet të gjejë minuta të mjaftueshme në një klub tjetër, pasi te kampionët e Francës, konkurrenca është e papërballueshme.

Sipas medies franceze “RMC”, sulmuesi 20-vjeçar është pranë një huazimit te klubi i Selltik. Në një postim në Instagram, lojtari, i cili luan për përfaqësuesen amerikane tha se shpreson që të rikthehet sërish mbas 6 muajsh.

https://twitter.com/Celtic1888News/status/1077577086569795584

Ueah debutoi me gol me fanellën e PSG-së, por pavarësisht kësaj, në këtë gjysmë të parë të sezonit, ai luajti vetëm 58 minuta.

 

https://www.instagram.com/p/Brz6Va9ATJL/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *