PSG, Reali dhe sistemi VAR: Presidenti i UEFA-s thotë gjithçka

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka folur në lidhje më dënimin që pritet të jepet për PSG për shkak të FFP. Kreu i qeverisë europiane të futbollit mohon faktin që Real Madridi po pret një dënim të francezëve. Ai flet dhe për sistemin VAR dhe bashkëkombasin e tij, Jan Oblak, i cili po shkëlqen me Atletikon e Madridit.

“Vendimi për PSG është shtyrë dhe do të merret më vonë. Nuk është aspak e vërtetë që Reali i Madridit është në pritje të këtij vendimi.

VAR në Champions? Nuk e di nga ka dalë ky lajm, sepse ne nuk kemi biseduar për diçka të tillë. Unë nuk jam akoma i sigurt mbi sistemin në fjalë, sepse ka disa paqartësi si kush vendos për të parë VAR-in, arbitri kryesor apo ai i videos? E dimë që një ditë do të jetë i nevojshëm përdorimi i tij në kompeticionet europiane dhe i kam thënë Roberto Rosetit (presidenti i komisionit të arbitrave në UEFA) që do e aplikojmë, kur të kemi gati teknologjinë dhe arbitrat, sepse kompeticionet europiane kanë nevojë për rregulla të qarta.

Oblak? E theksoj që Sllovenia nuk ka nxjerrë më parë një futbollist të rëndësisë globale. Kemi patur lojtarë të mëdhenj si Katanec, Zahoviç dhe Branko Oblak, por askush prej tyre nuk ka qenë në nivelin e Janit, sa i përket kualitetit, por dhe famës botërore”, përfundon kreu slloven i UEFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *