PSG pazar te Dortmundi, 32 milionë euro për qendërmbrojtësin

Drejtori sportiv i PSG-së Leonardo paralajmëroi ardhjen e një qendërmbrojtësi të ri te kampionët e Francës. Ditën e sotme “L’Equipe” ka zbuluar se PSG ka mbyllur marrëveshjen me Dortmundit për transferimin e Abdu Dialo nga Dortmundi.

Futbollisti francez rikthehet në vendlindje pas dy sezonesh në Gjermani, ku  luajti për Maincin dhe më kaloi te Dortmundi. Verdhezinjtë do të përfitojnë 32 milionë euro nga shitja e kartonit të 23-vjeçarit.

Dialo u ble një vit më parë nga Borusia për 28 milionë euro, por ardhja e papritur e Mats Humels ka bërë që francezi të këkojë largimin, pasi në letër hapësirat në formacion do të jenë të pakta me Humels dhe zviceranin Akanzhi që kanë blinduar vendet e formacionit titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *