PSG nuk mjafton, Al Khelaifi gati për klubin e radhës

Naser Al Khelaifi është presidenti i PSG-së dhe QSI (Qatar Sports Investments). Manjati arab dëshiron të provojë sfida të reja në futboll. Anglia e tundon shumë dhe ai është gati të blejë një klub.

Sipas raportimeve të mediave ishullore, Al Khelaifi po mendon investimin në një nga këto 3 klube: Aston Vila, QPR dhe Notingem Forest. Të tre klubet garojnë në Championship, divizioni i dytë i futbollit anglez.

Sfida e presidentit është gjetja e të ardhurave të reja pas shpenzimeve kolosale të bëra për PSG-në. QSI është gati të hapë thesin për blerjen e një prej këtyre klubeve angleze.

Investimet nuk mungojnë dhe rregullat e UEFA-s e lejojnë pasjen e më shumë se një klubi në pronësi. I vetmi problem mund të ndodhë në Champions. Nëse ekipi i ri anglez i Al Khelaifit do të kualifikohej në Champions, atëherë atij do i duhet të hiqte dorë nga PSG ose ekipi anglez, pasi i njëjti pronar nuk mund të ketë dy klube në një kompeticion europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *