PSG nuk i ndahet yllit të Napolit, gati oferta e çmendur

Parisi e ka seriozisht për shërbimet e Alan. Braziliani, që luan për Napolin pëlqehet tej mase nga trajneri Tuhel dhe stafi i tij. Al Kelaifi është gati t’ja plotësojë dëshirën trajnerit gjerman për një shifër prej 60-80 milionë euro. Napoli prej kohësh njihet për vlerat e kripura, me të cilat hedh lojtarët e tij në treg. 100 milionë euro ishte çmimi që presidenti De Laurentis i kishte vendosur Alan në janar.

Ky çmim pritet të ulet këtë verë, pasi lojtari nuk e dëshiron qëndrimin në San Paolo. Këtë herë Ançeloti do të ketë më shumë se në dimër kohë për të blerë një lojtar tjetër për ta zëvendësuar. 28-vjeçari u kërkua me ngulm nga Parisi edhe në dimër, megjithatë përfunduan duke blerë Paredes nga Zeniti për shkak të rezistencës së Napolit. Tani situata duket se ka ndryshuar dhe qëndresës së të kaltërve ndaj milionave arabe po i vjen fundi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *