PSG nuk e harron “pabesinë”, merr masa për Rabio

Festimi që bëri Patris Evra në tribunat e “Parc des Princes” në ndeshjen PSG-Mançester Junajtid shkaktoi polemika të mëdha në Francë. Ish-mbrojtësi francez ka zhvilluar shumë sezone te “Djajtë e Kuq”, por festimi i tij u cilësua si i tepruar. Evra postoi videon në rrjetet sociale dhe Adrien Rabio nuk përtoi t’i fuste një “like”.

Diçka e tillë nuk është harruar nga PSG, që ka marrë masa kundër mesfushorit. Raportet e kampionëve të Francës dhe 23-vjeçarit janë të ngrira prej kohësh. Lojtarit i përfundon kontrata në verë dhe ai do të largohet me parametra zero.

PSG e ka gjobitur Rabio me gjashtë ditë rrogë. “Je i detyruar të kryesh detyrën tënde me besnikëri. Është e patolerueshme që ju keni prishur qetësinë e ekipit të cilit i përket”, shkruhet në letrën që i ka dërguar klubi lojtarit, duke i shpjeguar vendimin e marrë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *