PSG nuk dorëzohet, ka një plan milioner për Rakitiç

Ivan Rakitiç ndihet mirë te Barcelona, por PSG po tenton t’ia prishë mendjen. Francezët tentuar edhe Serxhio Buskuets, por kjo pistë është e mbyllur dhe tanimë objektivi kryesor është kroati. Katalanasit kanë në dorë të ardhmen e mesfushorit, i cili mund të largohet për 125 milionë euro.

“Sport” në Spanjë raporton se për Rakitiç ka një ofertë shumë të mirë, teksa do të përfitojë një pagë shumë më të lartë se te Barcelona. PSG ka zgjedhur këtë rrugë për ta bindur mesfushorin, ndërkohë që edhe oferta për “blaugranat” nuk do të jetë e vogël.

PSG pritet të ofrojë përafërsisht 100 milionë euro, që do ta bëjnë Barcelonën të mendohet mirë. Rakitiç është një lojtar i rëndësishëm për Valverden. Të dy klubet duan ta zgjidhin sa më shpejt një çështje të tillë dhe të mendojnë më pas vetëm për sezonin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *