PSG në dilemë për 6 opsionet e Barçës, Tuhel përjashton dikë

0

PSG me shumë mundësi do i duhet të heqë dorë nga Nejmar. Braziliani do të niset drejt Barcelonës. Kjo e funsit ka vënë në dispozicion të Parisit plot gjashtë lojtarë për të zgjedhur dy prej tyre në këmbim të Nejmar. Dembele është njëri prej tyre.
Francezi ka bërë shumë mirë në “Camp Nou” dhe trajneri Tuhel e njeh mjaft mirë që kur të dy ishin pjesë e Dortmundit. Pas kësaj shumë medie kanë spekuluar se 21-vjeçari është favoriti për të shkuar në “Parc De Princes”.

Të gjithë këtë e mohon vetë trajneri në një intervistë për mediet franceze. Ai ka deklaruar se nuk Dembele nuk është në planet e klubit. Ka prekur dhe çështjen e Nejmar të cilin nuk zgjodhi ta grumbullonte për ndeshjen e parë miqësore. Për brazilianinm Tuhel është shprehur se do të bashkohet me klubin në stërvitjen e së hënës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.