PSG mund ta pësonte më keq se tallën “djaloshin magjik”, përfitojnë edhe nga fatkeqësia COVID-19

PSG ka marrë një paralajmërim për sjellje anti-sportive nga ana e UEFA-s. Kjo lidhet me ndeshjen e fundit që bënë në “Champions League” ndaj Dortmundit, atje ku kaluan më tej. Të gjithë lojtarët dhe në veçanti yjet e saj, janë tallur me djaloshi magjik Haland, duke festuar në stilin e tij të meditimit.

Nga Nejmar te Mbape, që kishin shumë mëri ndaj yllit të ri të Dortmundiit. E gjitha kjo ndodhi për shkakun e një foto që ende nuk është zbuluar nga Haland, nëse ishte e vërtetë apo e rreme, ku pas ndeshjes së parë ka shkruar: “Ky është qyteti im, jo i juaji”.

Gjithsesi UEFA nuk e ka specifikuar qartësisht arsyen e kësaj sjellje anti-sportive, ndërsa pati edhe një moment përplasje që dërgoi Emre Can me të kuq në minutën e 89. Por sipas asaj që raporton “The Guardian”, PSG do ta kalojë pa gjobë apo vendim të veçantë, për shkak të situatës anormale që po kalon futbolli nga COVID-19. /Sport Ekspres/