PSG lejon Nejmarin të shkojë te Reali, por me një kusht

Reali i Madridit do të bëjë revolucion në verë dhe do të shesë shumë lojtarë, ndërsa rindertimi në planet e Florentino Perezit do të nisë nga një emër: Nejmar! Në Spanjë janë të sigurt se bosi i Realit do të rikthehet te shpenzojë shuma të frikshme në treg, gjë që nuk e bën prej vitesh, edhe për faktin se trofetë kanë qenë të shumtë.

Nejmar është lojtari më i shtrenjtë në botë, me transferimin e verës së shkuar nga Barcelona të Paris San Zhermen për 222 milionë euro verën e shkuar.

Për ta marrë, Reali duhet të paguajë të njëjtën shifër dhe natyrisht shpreson shumë të vullneti i Nejmarin, për të cilin thuhet se dëshiron të shkojë në Madrid.

Megjithatë, sheikët e PSG do ta lejojnë brazilianin të largohet vetëm me një kusht dhe nuk ka lidhje me financat.

Sipas goal.com, Nejmari ka marrë premtimin se do të shkojë te Reali verën e ardhshme, në rast se fiton Champions League këtë sezon.

Në 23 ndeshje këtë sezon, Nejmar ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë 16 asiste, por asnjë nuk ka vlerë, sepse tani e tutje nis futbolli i vërtetë për PSG-së, që di të ndeshet pikërisht me Realin në Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *