PSG, jo parave “kesh”: mund të ofrojë dyshen Kavani-Verrati

0

PSG është një tjetër pretendent i Pol Pogbasë, por nga pamundësia për të paguar një shumë të madhe kesh, jo sepse nuk ka por sepse fair play financiar i ka gjobitur dhe paralajmëruar njëherë, do të provojë që të ofrojë dy futbollistë tepër të dashur nga bardhezintjë edhe në të shkuarën. Po flasim për bomberin Edinson Kavani, i cili që kur është larguar nga Italia ka humbur disi nën hijen e Zlatan Ibrahimoviç tek PSG-ja. Kavani e njeh mirë Serinë A dhe tek Juventusi do të kthehej në rendimentin që të gjithë kanë njohur tek Napoli. Veç tij, edhe talenti shtatshkurtër, Verrati, që ishte pranë kalimit tek “Zonja” përpara se Leonardo, atëherë drejtor sportiv, veproi më shpejt dhe gjeti akordin me futbollistin dhe Peskarën, duke paguar 15 mln euro. Verrati do të mbulonte mesfushën dhe do të merrte padiskutim rolin e Pirlos në të ardhmen, ndërsa Kavani do të ishte bomberi i shumëpritur, me Jorenten që do të largohej.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.