PSG-ja e mbyll me një mbrojtës, Tuhel kërkon një “ish”

Shpenzimet e verës së kaluar, ku klubi i PSG-së afroi në skuadër dyshen Nejmar-Mbape kanë bërë që parisienët të ulin marshin e shpenzimeve për këtë merkato vere, por  skuadra nga ende mangësi të theksuara në mesfushë dhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

Rregulat e “Financial Fari-Play”, ja bëjnë të pamundur PSG-së të ndërhyjë për të dyja pozicionet dhe francezëve do iu duhet të zgjedhin se cilin repart të riparojnë. Sipas së medies gjermane “Bild”, tekniku i kampionëve të Francës, Tomas Tuhel, ka vendosur të ndërhyjë për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes.

Tekniku gjerman i ka kërkuar drejtorit sportiv, Antonio Henrike, të mbyllë marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të Dortmundit, Rafael Guerrero. 24-vjeçare luan për përfaqësuesen portugeze, por është lindur dhe rritur në Francë. Lojtari shtatshkurtër pëlqehet shumë nga Tuhel, pasi mund të luajë në tre pozicione të ndryshme. Transferimi i Guerreros mund të mbyllet për një shifër që kap 40 milionë eurot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *