PSG “hedh grepin” tek Ajaksi, objektivi i francezëve do t’ju habisë!

Ajaksi është një ndër ekipet që ka fituar simpatinë e të gjithë sportdashësve këtë sezon, teksa kujtojmë, eleminuan dhe Realin e Madridit në fazën e 1/8-ave të Champions League.

Për këtë arsye, është edhe ekipi që është vëzhguar më së shumti, pasi ka shumë lojtarë që mund të bëjnë kapërcimin, për t’u transferuar në një ekip më të madh.

Frenki De Jong, De Ligt, Zijesh apo dhe Tadiç e Van De Bek janë vetëm disa nga emrat më të spikatur. PSG është një ndër klubet që është interesuar dhe objektivi i parizienëve, do t’ju habisë jo pak.

Sipas mediave në Holandë, gjigantët francezë kërkojnë Dalej Blind. Mbrojtësi po bën një sezon mjaft të mirë, por mosha nuk është një avantazh për të, pasi numëron 29 vite. Kujtojmë që ka qenë edhe pjesë e Mançester Junajtid, por pa mundur të bëhet protagonist.

Gjithsesi, PSG ka nisur të lëvizë dhe duket se Blind është kthyer në një objektiv real për merkaton e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *