PSG hap thesin për mesfushorin, Napoli ofertë talentit italian

Adrien Rabiot është pothuajse një lojtar i Barcelonës, ndërsa PSG ka gjetur zëvendësuesin e tij. Kampionët e Francës po kërkojnë prej kohësh një emër të madh për mesfushën e Tuhel. Objektivi i tyre është Alan i Napolit dhe “Corriere dello Sport” raporton se PSG ka ofruar 80 milionë euro për kartonin e brazilianit.

Alan në një dyluftim për top me Nejmar

Napoli po reziston dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e 27-vjeçarit, i cili është një nga pikat më të forta të ekipit të Ançelotit. Por, Napoli nuk dëshiron të jetë i papërgatitur dhe ka përgatitur ofertën për… Nikolo Barelën. 21-vjeçari i Kaljarit është një nga lojtarët më të talentuar italianë, por për të interesohet prej kohësh dhe Interi, por dhe klube të tjera.

Nikolo Barela

Zikaltrit kanë raporte të mira me drejtuesit e ekipit sard, menaxheri i Barelës është i njëjti që gëzon të drejtat e Naingolan, madje dhe vetë mesfushori dëshiron një kalim tek Interi. Megjithatë, De Laurentis, presidenti i Napolit, ka gati një ofertë tunduese për Kaljarin: 20 milionë euro dhe kartonët e Ounas dhe Rog.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *