PSG, e ardhmja dhe Interi: Rrëfehet Edinson Kavani

0

Edinson Kavani ka edhe një vit kontratë me PSG dhe dëshiron ta respektojë atë. Interesimi për “El Matador” nuk mungon, madje Interi është gati të bëjë “çmenduria” për ta sjellë në Milano.

Vetë 32-vjeçari ka sqaruar situatën dhe ka folur rreth së ardhmes së tij për “Le Parisien”. Fjalën e thënë do e mbajë, ndërsa zbulon dhe dëshirën e madhe për aventurën e radhës.

Fola sezonin e kaluar për të ardhmen time. Ju premtova, jo vetëm tifozëve, por edhe vetes time, se do të qëndroja këtu deri në fund të kontratës. Ndoshta mund të rikthehem në shtëpi, në Uruguai vitin tjetër. Por një gjë është e sigurt, kontratën me PSG-në do e çoj deri në fund.

Inter? Sinqerisht, nuk e mendoj fare dhe nuk ka patur asnjë bisedë me ta. PSG ka hasur probleme në fund të sezonit të kaluar, por gjërat po rregullohen. Jam i qetë, kam dhënë gjithçka për këtë bluzë që nga dita e parë. Pas 6 vitesh këtu ndihem si në shtëpi, si në familje dhe do të jap maksimumin deri në fund”, përfundon Edinson Kavani.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.