PSG, dosje kundër arbitrit të Barcelonës

0

PSG e ka pranuar eliminimin kundër Barcelonës, me presidentin Al Kelaifi që deklaroi pas ndeshjes se nuk kishin justifikim për disfatën e thellë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se klubi francez ka qëndruar duarkryq në lidhje me arbitrimin e gjermano-turkut Deniz Ajtekin.

Në selinë e UEFA-s ka mbërritur një dosje nga klubi francez, ku shpjegohen gjithë detajet e lojës që dëmtuan PSG-në.

Janë 10 aksione të dyshimta, si dhe një video ku PSG evidenton momentet ku u dëmtua qartazi nga Ajtekin.

1.- Dora e Masçeranos

Prekje me dorë në zonë nga Masçerano, pas një krosi nga Draksler, por Ajtekin nuk akordoi penallti, edhe pse ishte 18 metra larg dhe me fushëpamje të mirë.

2.- Karton i dytë i verdhë për Pikenë

Qendërmbrojtësi mori një karton të verdhë në minutën e 23-të, kur rezultati ishte 1-0, por në fundin e pjesës së parë ndali me faull Kavanin dhe ishte një aksion i rrezikshëm, ndaj duhej dhënë tjetër karton.

3.- Penalltia që fitoi Nejmari

Penalltia e parë e ndeshjes u sinjalizua nga arbitri pas porte, një vendim pa precedent në Ligën e Kampioneve. Në minutën e 48-të Nejmar kaloi mbrojtësin Monier dhe mbrojtësi u rrëzua, duke goditur me kokë brazilianin, duke i penguar vrapimin. Ajtekin ishte 15 metra larg, ndërsa arbitri pas porte ishte 30 metra larg, por vendosi ky i fundit.

4.- Faull i ashpër nga Nejmar

Pa top dhe me Barcelonën të zhytur në dëshpërim, me rezultatin 3-1, Nejmar kreu një faull të ashpër ndaj mbrojtësit Markinjos. Ajtekin akordoi karton të verdhë, por PSG mendon se ishte për karton të kuq.

5.- Luis Suárez simuloi për të fituar penallti

Prekje thuajse inekzistente me Verratin, por sulmuesi uruguaian u rrëzua në zonën e PSG-së. Arbitri gjerman i dha karton të verdhë për simulim. Ishte tentativa e parë për të fituar penallti dhe më vonë ia doli mbanë.

6.- Prekje me dorë nga Pike kur ndeshja ishte 3-1

Kros nga Di María, Pike ndali topin me dorë në minutën 78.

7.- Penallti dhe karton i kuq ndaj Masçeranos për një faull ndaj Di Marías

Ishte penallti e dukshme, por edhe karton i kuq për Masçeranon, i cili ndali një aksion të pastër goli dhe e pranoi edhe vetë pas ndeshjes: “Qartësisht ishte penallti, shkaktova faull”.

8.- Penallti inekzistente për Luis Suárez

Me rezultatin 4-1, kur mbeteshin vetëm 5 minuta lojë dhe Barcelonës i duheshin 2 gola, një top i hedhur në zonë bëri që Suarez të rrëzohej në një dyluftim dhe Ajtekin akordoi 11-metërsh. Sipas PSG, duhej karton i verdhë për simulim nga Suarez.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image