PSG bën çmenduri, ja paga faraonike për 16-vjeçarin

0

Çmenduritë me pagat e futbollistëve duket se e kanë kaluar futbollin profesionist, duke kapërcyer edhe në talentet e moshave. Këtë risi e ka sjellë klubi i PSG. Francezët “rrëmbyen” Ksavi Simons nga Barcelona. Holandezi vlerësohet si një nga talentet më të mirë të gjeneratës së tij dhe ka një impakt mjaft të madh edhe në mediet sociale.
Parisi dhe Barcelona prej vitesh janë në një luftë të ashpër dhe këtë herë ka qenë radha e francezëve për të sulmuar. Barcelona pati ofruar një pagë që arrinte 200 mijë euro në sezon për 16-vjeçarin. Babai i tij e kishte refuzuar atë ofertë, me Barçen që nuk kishte pranuar ta rriste shifrën.

Agjenti i Simons, Mino Raiola ia ka propozuar atë Al Kelaifit. Ky i fundit me shumë kënaqësi ka dhënë ofertën e tij. Sa ishte kjo ofertë? 1 milionë euro në vit për një minoren. Duhet të themi se paratë do të shkojnë në xhepat e babait, pasi Simons nuk mund të firmosë kontratë si profesionis, pa mbushur 18 vite.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.