PSG arrin akordin, një kampion europe për Tuhel

0

PSG ka hedhur sytë nga Bundesliga gjermane. Kampionët e Francës po kërkojnë për një anësor të majtë dhe e kanë gjetur te Borusia e Dortmundit.

Tomas Tuhel ka kërkuar blerjen e Rafael Guerreiros, 25-vjeçarit francezo-portugez, i cili bën rolin e mbrojtësit dhe mesfushorit të majtë si dhe rolin e qendërmesfushorit.

“Bild” zbulon akordin mes palëve. 15 milionë euro do të përfitojnë nënkampionët e Gjermanisë, ndërsa zyrtarizimi i kësaj marrëveshje është vetëm çështje kohe.

Guerreiro zhvilloi një sezon shumë të mirë me verdhezinjtë dhe është një titullar fiks i kombëtares luzitane. Ai numëron 33 ndeshje dhe dy gola të shënuar me Portugalinë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.