PSG apo Real? Mbape vendos kushtet dhe tregohet i prerë!

PSG ka disa yje në skuadër, që mundohen të shkëlqejnë sa më shumë nga njëri-tjetri. Shifrat tregojnë se lojtari më i mirë në “Parc de Princes” quhet Kilian Mbape. 20-vjeçari është golashënuesi i dytë më i mirë në Evropë pas Mesit dhe automatikisht edhe më i miri i skuadrës së tij.
Numrat e thonë, por klubi parizien nuk e kupton këtë. Nejmar është lojtari që ka privilegjet dhe favoret më të mëdha në klubin francez. Edhe pse braziliani e ka kaluar sezonin mes polemikave të shumta dhe dëmtimeve, përsëri ai është “komandanti”.

Siç raportojnë mediat franceze, Mbape nuk e pranon dot këtë fakt. Ai ka paralajmëruar largimin në rast se nuk plotësohen kushtet që ka. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Kilian dëshiron që Tuhel t’i japë mundësinë të godasë penalltitë dhe të jetë ai lojtari, ku do të mbështetet loja e kampionëve francezë. Në rast se nuk ndodh kjo, Reali është gati për ta “grabitur” yllin e Francës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *