Pse po gënjeni? Të marrosur pas Milot Rashicës, shpikën fjalë për ta dërguar te Reali i Madridit

Milot Rashica po shkëlqen me fanellën e Werder Bremen në Bundesligë. Sulmuesi ka ndihmuar ekipin me golat e tij, ndërsa paraqitjet e mira kanë bërë që mediat në Gjermani të mos i kursejnë aspak vlerësimet duke e renditur ndër sulmuesit më të mirë në kampionat. Por përpos mediave, për të shkruajnë së tepërmi edhe tifozët, të cilët madje kanë isur të vendosin në gojën e tij edhe fjalë të pathëna nga Rashica.

Kështu, në një kohë kur emri i futbollistit shqiptar po përmendet së tepërmi për një transferim të mundshëm, tifozët kanë vënë në punë imagjinatën e tyre, duke shkruar në emër të Rashicës fjalët: “Që kur isha i vogël, dëshira ime ishte të luaja me Real Madridin. Lojtari im i preferuar është Ronaldo. Shpresoj që një ditë të luaj atje”.

Por kjo ka sjellë edhe përgjigjen e vetë lojtarit që ka lënë një koment poshtë postimit, ku hedh poshtë gjithë fjalët e lartpërmendura: “Pse po gënjeni”./Sport Ekspres/