Pse Ozil luan gjithnjë titullar?

0

Pse Joakim Lëv asnjëherë nuk bazohet te kritikat dhe e lejon Mesut Ozilin gjithnjë të luajë titullar? Të gjesh arsyet nuk është edhe aq e vështirë. Trajneri i kombëtares gjermane beson verbërisht te 27-vjeçari. Ai mendon se lojtari me origjinë turke nuk gabon kurrë. Para Kampionatit Evropian të Francës, Lëv u shpreh: “Mesuti është një lojtar me elemente superiore. Ai ka cilësi superiore, më shumë se çdo lojtar tjetër në pozicionin e vet.” Me një fjalë, lojtari i Arsenalit nuk do ta rrezikojë kurrë vendin e titullarit. Statistikat, faktikisht, i japin të drejtë Lëvit. Në 78 ndeshje me Gjermaninë, Ozil ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar për 37 të tjerë. Në epokën “Jogi” ai është asistuesi më i mirë i skuadrës kampione bote. Pak kohë më parë Ozil theksonte se “nuk ka trajner si Ozil”, kështu që edhe ndaj Francës pritet që ky bashkëpunim lojtar-trajner të vazhdojë nën siglën e admirimit reciprok dhe besimit te tjetri.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here