Provokon promotori i Joshua-s: Lë punën nëse Wilder duron 12 raunde

0

 

Promotori i boksierit anglez Anthony Joshua, Eddie Hearn, ka vazhduar serinë e provokimeve ndaj boksierit amerikan Deontay Ëilder, i cili mban titullin kampionë bote (WBC) në divizionin e peshave të rënda. Më datë tre prill Joshua do të futet në ringun e vendosur në mes të tapetit të stadium “Ëembley” për të mbrojtur katër titujt e tij (WBO) (WBA) (IBF) (IBO).

Në rast se Wilder pranon të udhëtojë drejt Londrës në pranëverë, atëherë do të kemi për herë të parë një kampion boksi të unifikuar (boksier që zotëron të pestë titujt kampion), diçka që i mungonte boksit të peshave të rënda që prej vitit 2000, kur legjenda angleze Lennox Leëis e arriti këtë gjë.

Pavarësisht se Wilder është i pamposhtur në 40 duelet e tij të mëparshme, promotori Eddie Hearn nuk e aspak frikë, madje në një intervistë për “The Sun” ai deklaroi se do nuk do të merret më me sportin e boksit nëse Wilder duron 12 raunde nëse përballje midis dy kampionëve bëhet realitet.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.