Provokimi, Napoli me të rinjtë në ndeshjen e kthimit?

0

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka kërcënuar se do të hedhë në fushë skuadrën e të rinjve kundër Juventusit në ndeshjen kthyese të Kupës së Italisë. Napoli ishte duke fituar 1-0 në Torino, por në pjesën e dytë Juventusi riktheu rezultatin në 3-1, ndërsa gjyqtari Paolo Valeri akordoi dy penallti. Drejtori i Napolit, Kristian Giuntoli, kishte thënë ditë më parë se në ndeshje pati vendime të turpshme për futbollin. Sipas “Corriere dello Sport:, i pari i klubit De Laurentis, që është në një udhëtim në Los Anxhelos, mund të marrë një vendim të çuditshëm për ndeshjen kthyese. Thuhet si ai ka lajmëruar në telefon drejtorin Guintoli, ku i ka kërkuar që në ndeshjen kthyese të luajë më skuadrën e fëmijëve në shenjë revolte. Ndeshja kthyese zhvillohet pas një muaji në Napoli.

Reagimet

Fitorja e Juventus, 3-1 përballë Napolit, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, ka shkaktuar një “mal” me polemika, për mënyrën se si rrodhën ngjarjet në fushë. “Është e turpshme. Janë vendime të turpshme, që i bëjnë keq futbollit. Nuk ishte as penalltia e parë dhe as e dyta, u pa qartësisht. Nuk dëshironim të thyenim heshtjen për shtyp, por duhet të komplimentojmë djemtë, të cilët dhanë maksimumin, edhe pse u ndëshkuan nga arbitri. Dibala largon topin nga këmba dhe shkon e kërkon kontaktin me Kulibali, Reina i heq topin Kuadrados dhe të dyja këto janë penallti. Vendime të turpshme”, u shpreh drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli, menjëherë pas ndeshjes. Mjaft i nervozuar u shfaq edhe portieri spanjoll i Napolit, Pepe Reina. “Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë , por në pjesën e dytë arbitri shkatërroi gjithçka me vendimet e tij të turpshme. Unë i hoqa topin Kuadrados dhe ajo penallti ishte inekzistente, ndërkohë që askush nuk flet për faullin ndaj Albiol. Nëse na jepej ajo penallti, nuk do të mund të niste kundërsulmi i tyre”, tha i zemëruar, Reina. Sipas portierit spanjoll, e pa e gjithë Italia dhe bota se si ndeshja u vendos nga vendimet tendencioze të arbitrit dhe kjo ishte një ngjarje shumë e rëndë për futbollin. Ndërsa mbrojtësi Lorenco Toneli zgjodhi “Twitter”-in për të shprehur zhgënjimin dhe zemërimin e tij, duke shkruar: “Një Skandal”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here