Provoi edhe Superioren, “Ai libër më frenoi psikologjikisht për tre vite”

0

Skënderbeu gjatë këtyre viteve ka afruar në ekip lojtarë të ndryshëm, ndër ta ka qenë edhe sulmuesi Marvin Ogunxhimi, një sulmues që ka pasur një karrierë të pasur dhe që ka arritur të veshë edhe fanellën e Belgjikës.

Në Korçë qëndroi për pak kohë dhe më u largua drejt Kazakistanit. Holanda, Bjellorusia dhe Vietnami ishin stacionet e radhës, por më parë ai ka luajtur edhe në Tajlandë, Spanjë, Kore të Jugut, Norvegji dhe sigurisht në Belgjikë.

Oguxhimi ka folur për Sport/Voetbalmagazine, duke u kthyer shumë pas në kohë, konkretisht për periudhën kur ishte pjesë e Standard Liezh. “Si më kanë trajnuar te Standardi, unë kurrë nuk do e harroj”, janë fjalët e sulmuesi, që pritet të luajë me modestët e Lierse Kempenzonen në Belgjikë.

Sulmuesi është aktivizuar në shumë shtete dhe normalisht ideja për të shkruar një libër ka kohë që e ka ngacmuar. “Kam pritur deri në fund të karrierës që ta hap atë libër, por mund të them se kjo gjë më ka frenuar psikologjikisht dhe mendërisht për 3 vjet”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.