Provë pozitive për Luiza Gegën, e 8-ta në “Diamond League” të Romës

0

Luiza Gega renditet e teta në “Diamond League” të Romës, duke dhuruar një tjetër provë pozitive në garën e 1500 metrave për femra. Atletja shqiptare, që është bërë tashmë e zakonshme në turnetë e mëdhenj të atletikës, e mbylli garimin e saj në finale me kohën e 4 minuta 3 sekonda e 1 të qindtat, që është dhe koha e saj e dytë më e mirë në këtë disiplinë, pas rekordit kombëtar të vendosur në Doha, gjatë muajit maj, po në garën e “Diamond League”-s. Gega deri në 100 metrat e fundit ishte e 6-ta, por lodhja bëri të sajën, me Luizën që e mbylli në vendin e tetë, duke lënë mbrapa emra të mëdhenj të atletikës si Mishenko të Ukrainës apo dhe Arafi të Marokut. Një paraqitje që konfirmon formë të mirë për atleten shqiptare, e cila prej vitesh është padyshim sportistja më e suksesshme shqiptare. Ndërkohë, sa i përket garës së Romës, ajo u fitua nga ana e amerikanes, Xheni Simpson, që rriti ritmin në metrat e fundit, duke lënë pas holandezen Hasan dhe etiopianen Sejaum, që kishte regjistruar dhe rezultatin më të mirë të vitit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image