PROVAT ZYRTARE  /  Riçiardo surprizon Vershtapen, Hemilton mjaftohet me vendin e tretë

Daniel Riçiardo i rrëmbeu vendin e parë kolegut të tij Maks Vershtapen në xhirot e fundit në provat zyrtare të pistës së Meksikës. Australiani i skuderisë Red Bull regjistroi xhiron më të shpejtë duke e vendosur kronometrin në 1:14.759, kohë kjo vetëm 0.026 sekonda më e shpejtë se  ajo e vendosur nga holandezi Vershtapen.

Luis Hemilton u mjaftua me vendin e tretë, ndërsa Fetel u rendit në vendin katërt. Pesëshja e parë kompletohet me finlandezin e Mercedes Valteri Botas. Ky ishte ‘Pole Position’ i tretë në karrierën e australianit Daniel Riçardo, i cili në të shkuarën e kishte arritur këtë dy herë në pistën e Monakos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *