Protagonistët e vërtetë ishin tifozët e Bayern, nga grushtat me “Security” te banderola për çmimet e biletave

0

Në Lodër, skuadra e Chelsea del kokëulur nga “Stamford Bridge” pas asaj humbje të thellë, 0-3, ndaj gjermanëve të Bayern. Në një ndeshje të dominuar totalisht nga bavarezët nuk munguan edhe episode jashtë fushe apo në shkallët e stadiumit. Ishin pikërisht tifozët gjemanë ata që kanë qenë në qendër të vëmendjes për situatat e krijuar në Londër.

Ende pa hyrë mirë në stadium, në rrethana ende të paqarta, tifozët e Bayern shkëmbyen disa grushte e përplasje fizike me forcat e sigurimit të stadiumit. U desh një prani më e madhe e “Security” që tifozët të ulnin tone e acarua ende pa nisur mirë ndeshja. Mungesa e “mikpritjes” nuk ishte e vetmja pakënaqësi për tifozët. Çmimet e kripura të biletave shkaktuan një tjetër irritim te tifozët.

Në një banderolë të hapur në shkallët e stadiumit, bavarezët dënonin çmimet e biletave duke i cilësuar ato si mjaft të shtrenjta. “Gjithmonë i njejti fund: Chelsea 55 £, Barcelona 59+1€.  Ndaloni klube marrëzin e çmimeve! Njëzetë mjaftojnë”-shkruhej në banderolë. Një nismë të ngjashme ka marrë dikur edhe skuadra e Celtic duke kërkuar që çmiment most ë jenë më shumë se 20, referuar dhe monedhës vendase  ku luan klubi./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.