Pronari i Liverpul “thumbon” italianët: Kampionat i mërzitshëm, fiton vetëm Juventusi

Pronari i Liverpul Tom Uerner flet rrallë dhe godet kur e bën diçka të tillë. Biznesmeni amerikan ka bërë një krahasim midis Premier Ligës dhe Serie A në prononcimin e dhënë për “The Athletic”.

Kreu i The Reds ka “sulmuar” Serie A për shkak të mos pasjes së rivalitetit dhe garës për titull që ekziston në ishull, aty ku në sezonin e fundit ekipi kampion është vendosur në javën e fundit.

Në Itali nuk ka garë dhe kompeticion, sepse fiton gjithmonë e njëjta skuadër: Juventusi. Nuk është si në Premier Ligë. Vitin e shkuar ne dhe Mançester Siti zhvilluam një duel fantastik, të denjë për këtë sport. Është e rëndësishme që të ketë gjithmonë rivalitet për titullin kampion në një kampionat si i yni”, thekson presidenti i gjashtë herë fituesve të Champions Ligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *