Projektohen 3 përforcime te Apolonia, Mërgjyshi në mëdyshje

0

Gjatë kësaj vere nga skuadra e Apolonisë, janë larguar Prifti, Braka, Andoni dhe Buzi, ndërsa ata që janë afruar janë Smaçi, i ardhur nga Laçi dhe Sharavolli nga Tomori. Përveç këtyre dy afrimeve, flitet dhe për tre ardhje të reja.

Sipas FieriSot, tek Apolonia do të afrohet një sulmues amerikan dhe dy futbollistë nga Ekuadori, por emra konkret nuk ka. Megjithatë, të dhënat e lojtarëve janë publikuar. Sulmuesi amerikan do të zbarkojë sot në Fier. Ai është 27-vjeç dhe ka luajtur në kampionatin belg dhe atë lituanez.

Ndërsa dy ekuadorianët, kanë rënë parimisht dakort me klubin e Apolonisë që të firmosin. I pari është 23-vjeç dhe aktivizohet në krahun e majtë të fushës, ndërsa i dyti është 22-vjeç dhe luan si mbrojtës. Për të tre lojtarët, Mërgjyshi nuk ka vendosur ende.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.