Projekti dhe e ardhmja e Shqipëri U-15, flet trajneri Dama

0

Shqipëria U-15 është grumbulluar sot në ambientet e kompleksit “Tropikal”, ku trajneri Armand Dama ka grumbulluar plot 25 lojtarë. Kuqezinjtë do të luajnë dy miqësore deri ditën e shtunë, e cila do të jetë dita e fundit e grumbullimit. Pas seancës së parë stërvitore, ka folur trajneri Dama, i cili për faqen zyrtare të FSHF-së u shpreh:

“Kemi një grup me element goxha të mirë, duke punuar bashkë do njihen më shumë dhe do mësojnë shumë. Do kuptojnë filozofinë tonë dhe se çfarë kërkojmë ne për ekipin Kombëtar. Gjatë këtij grumbullimi do të zhvillojmë seanca stërvitore dhe ndeshje miqësore me ekipin rajonal të Durrësit dhe Elbasanit.

Qëllimi është që ti bëjmë bashkë të gjithë lojtarët me cilësi, të punojmë shumë dhe të ndjenjë peshën e Kombëtares. Këto grumbullime do ti rrisin gradualisht dhe besoj se është një grup i mirë me perspektivë për të furnizuar dhe grupmoshat e mëvonshme. Kemi element shumë cilësorë, kuptohen që janë të vegjël dhe në fazë zhvillimi, me lojtarë që mund të rriten dhe të përmirësohen më tej, por duhet ta theksoj se kemi element me shumë cilësi.

Gjatë këtij viti do të zhvillojmë disa grumbullime, do të luajmë ndeshje miqësore me Maqedoninë dhe Kosovën. Do të marrim pjesë në një turne të UEFA-s për datëlindjet 2005. Mendojmë se do të ecim shumë mirë, është grup i mirë, po punuan mirë do të kenë sukses”, u shpreh trajneri Dama.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.