DIREKT/ Progni dyfishon rezultatin, Vllaznia drejt Kategorisë së Parë

Partizani ia del që të mbyllë pjesën e parë në avantazh, falë një perle Jasir Asanit në minutën e 32-të të lojës. Të kuqtë udhëheqin edhe pse loja ka qenë “e egër”, me ndërhyrje të dhunshme nga të dyja palët, por situata është mbajtur nën kontroll nga gjyqtari i takimit. Vllaznia është munduar të bëjë diçka, por pa ia dalë të shënojë gol. Të kuqtë, që janë në avantazh i falen Asanit, i cili ashtu si edhe në sfidën e një jave më parë kundër Luftëtarit, shënon sërish një supergol.

 

Pragndeshja – Çdo ndeshje për Vllazninë deri në fund do të jetë më shumë se finale. Skuadër e Ernest Gjokës e sheh veten në vendin e parafundit dhe i duhet që jo vetëm të fitojë të gjitha ndeshjet deri në fund, por dhe rivalët për mbijetesë të gabojnë. Ndaj Partizanit nuk lejohet asnjë rezultat tjetër veç fitores. Te Partizanin nuk kanë qenë aspak të qetë dhe nuk po mundin që të dalin nga kriza e rezultateve dhe Europa tani është në rrezik, pasi kanë 5 ndeshje pa fitore. Sa i përket formacioneve shihet që tekniku Dalipi ka lënë në stol Lorenc Trashin, ndërsa në anën tjetër trajner Gjoka ka ndryshuar diçka në prapavijë.

Golat

32′- Perlë e Asanit. Sulmuesi shqiptar merr një top në mesfushë dhe avancon drejt portës shkodrane, kalon Pjeshkën e Malotën dhe në hyrje të zonës godet diagonal dhe shënon, duke çuar në avantazh Partizanin.

64′-Progni merr një top nga mesfusha, sheh që porteri Sherri del keq dhe godet menjëherë, duke çuar në 2-0 rezultatin e takimit. Mbrojtja e shkodranëve në gjumë.

 

 

Partizani – Vllaznia 2-0

Shënues: Asani 32′, Progni 64′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kalari (Fejzullahi 59′), Mala, Telushi, Bardhi, Asani (Çulum 71′), Abdurrahimi, Progni (Trashi 66′). Trajner: Klevis Dalipi. gatshëm: Xhika, Atanda, Çani, Sulejmani.

Vllaznia: Sherri, Çinari (Ribaj 61′), Krymi, Mersini, Pjeshka, Gocaj, Malota, Lika, Vucaj, Sukaj, Orelesi (Tafili 70′). Trajner: Ernest Gjoka. Të gatshëm: Selimaj, Kalaja, Gurishta, Berisha, Bardulla.

Gjyqtarë: E. Jorgji, E. Ganxhi,  A. Mahmuti, F. Xhemalaj

Kartonë të verdhë: Progni 27′, Telushi 65′ / Vucaj 42′

Delegat: L. Nyrishmi; Vëzhgues: P. Pjetrushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *