Profili i Lindon Selahit i bën për vete, në Skoci “gërmojnë” në mediat shqiptare për talentin e Kombëtares

Nga Klaudio Ndreca

Lindon Selahi duhet mbajtur shënim pasi është një prej talenteve shqiptarë më premtues. Vetë fakti që është shpallur si një nga mesfushorët më të mirë në elitën e Holandës tregon shumçka rreth këtij futbollisti. Aktualisht është pjesë e Twentes, por duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave në Europë.

Mes tyre edhe të gjigandëve të Skocisë, Celtic. Mediat holandeze raportuan se oferta e parë ishte e refuzuar nga ana e Twentes pasi është konsideruar si e ulët, duke e vlerësuar më tepër talentin e Shqipërisë. Shifrat nuk janë publikuar saktësisht për marrëveshjen që kërkohej, por drejtori teknik i Tëentes, Jan Streuer, ka lënë të kuptohet se Selahi do të largohet vetëm për një ofertë të lartë.

Ndërkohë media të ndryshme pranë Celtic i ka bërë për vete profili i lojtarit shqiptar, aqsa kanë “gërmuar” edhe në mediat shqiptare për të parë zhvillimet e reja në lidhje me një transferim të mundshëm, që ka ngecur në pikën e sipërpërmendur. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *