Profecia për Mbape: Do ia kalojë dhe Ronaldos, shpejt do e shohim në… Madrid!

Kilian Mbape është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit. Sulmuesi i PSG festoi para pak ditësh 20-vjetorin e lindjes, ndërsa ka fituar, mbi të gjitha, një Botëror si protagonist me Francën e tij në verën që lamë pas.

Potencë, shpejtësi e frikshme, teknikë, sens goli dhe altruizëm. Francezi zotëron gjithçka për të dominuar panoramën futbollistike, ndërsa drejtori sportiv i Lilës shkon përtej kësaj. Luis Kampos e njeh mirë talentin e madh, pasi më parë ka qenë drejtor sportiv i Monakos, ekipit ku Mbape shpërtheu dhe u bë i famshëm.

Luis Kampos

Kampos ka folur për “Telefoot”, duke bërë një parashikim për karrierën e lojtarit. Ai po tregohet më vendimtar se kolegu Nejmar tek ekipi i PSG, ndërsa në të ardhmen do të kalojë dhe një “mostër” si Kristiano Ronaldo. Zyrtari parashikon dhe ekipin e ardhshëm të Mbape, që do të jetë Reali i Madridit.

Aktualisht Mbape është më deçiziv se Nejmari dhe, duke marrë parasysh moshën e tij, një ditë do të bëhet më i fortë se Kristiano Ronaldo, pasi do të fitojë më shumë ‘Topa të Artë’. Mbape është futbolli shampanjë që na pëlqen të shohim dhe jam i bindur që një ditë do të veshë bluzën e Realit, sepse është klubi ku të gjithë duan të luajnë. E imagjinoj vetën shumë shpejt duke u argëtuar me spektaklin që Mbape mund të dhurojë në një ndeshje në ‘Santiago Bernabeu’”, përfundon drejtori sportiv i Lilës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *