Profecia e radhës nga Venger: Trajnerët do të zëvendësohen nga… robotë!

Arsen Venger mbylli eksperiencën 22-vjeçare me Arsenalin, ndërsa pret të nisë një aventurë të re në vitin e ardhshëm. Trajneri francez ka folur për “beIN Sports”, duke parashikuar ndryshime të mëdha në botën e futbollit.

69-vjeçari u shpreh përpara pak kohësh që do të vijë dita, kur ndërrimet në një ndeshje do të përcaktohen nga rrjetet sociale, ndërsa tani shkon dhe më larg. Sipas tij, shumë shpejt trajnerët do të zëvendësohen me… robotë!

E kam thënë dhe herë të tjera. Unë shoh që presidentët e ardhshëm do të bëjnë një ndërrim në pjesën e dytë të ndeshjeve në bazë të rrjeteve sociale. Unë nuk jam dakord, por një gjë e tillë do të ndodhë. Unë i përkas shkollës së vjetër, asaj që respekton zgjedhjet e trajnerit, por po shkojmë në këtë drejtim. Fuqia e rrjeteve sociale është shumë e madhe. Mund të vini bast se pas 20 vitesh, një robot do të ulet në pankinë përballë jush”, përfundon Arsen Venger.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *