Prodani: Ribaj nuk është i pafajshëm, kartoni i Trashit i tepruar

Ish-drejtori i sportiv i Partizanit, Eduard Prodani, ka qenë i ftuar në emisionin “FAIR PLAY nga Enkeleida Zeko”, ku ka folur për ndeshjet e javës së 23-të. Ish-drejtuesi i të kuqve ka dhënë mendimin e tij për kartonët e marrë nga Lorenc Trashi dhe Andi Ribaj në ndeshjen midis Partizanit dhe Flamurtarit.

KARTONI I TRASHIT – “Trashi u duk sikur e donte vetë atë karton në mënyrë paradoksale.  Tërheqja e bluzës normalisht është faull dhe ndëshkohet me karton të verdhë, por duke llogaritur rrezikshmërinë e aksionit dhe faktin që ishte vetëm fillimi i lojës e kundërshtari kishte bërë një ndërhyrje të ngjashme pa u ndëshkuar, mund të them se u teprua me kartonin e verdhë”.

KARTON  I RIBAJT – “Është absolutisht e ndaluar për lojtarët dhe zyrtarët të komunikojnë me tifozët. Shikohet në video që Ribaj po flet me tifozin. Unë besoj që arbitri duhet t’i jepte karton të verdhë. Ai nuk është i pafajshëm sipas rregullores.  Vite më parë në Angli, Adebajor u dënua me pesë ndeshje për një gëzim përballë tifozëve kundërshtarë. E njëjta gjë është ”.

VIDEO E RIBAJT

 

VIDEO E FESTIMIT TË ADEBAJOR NË VITIN 2009

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *