Problemi i Tiranës? Asion Daja e thotë “troç”

Asion Daja, mesfushori i Tiranës, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për situatën në ekipin bardheblu. Ndryshimi i trajnerit, pozicioni i tij në fushë dhe harmonia në ekip ishin temat më të rëndësishme për të cilat futbollisti kryeqytetas foli.

SEKRETI I MOTIVIMIT – “Derisa nuk e zbuloi profesori, as unë nuk do e bëj. mendoj se do e shihni në fushë nesër. Shpresojmë për një rezultat pozitiv. Ndoshta pas ndeshjes do e zbulojmë”.

NDRYSHIMI I TRAJNERIT – “Edhe profesori, edhe ne e kemi pasur pak të vështirë. Ekipi kishte një ngërç psikologjik. Pushimi na shërbeu dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur. Ne na çliron vetëm fitorja, ose rezultati pozitiv. Sa ndikon ndryshimi i trajnerit? Kjo shihet me rezultate. Ato e tregojnë. Nuk mund të flas tani përpara. Tani trajner shqiptar? Ka ndryshim, pasi kur vjen një shqiptar e njeh më shumë kampionatin, kundërshtarët dhe ekipin e vet. Kjo është pozitive, jo se ka punuar keq Ze Maria”.

PLAYMAKER – “Ndoshta nuk është ashtu formacioni. E ndryshojmë ditën e ndeshjes, është për të hutuar kundërshtarin (qesh)”.

OBJEKTIVI – “Mjaftojnë ndeshjet e mbetura, por në kampionatin tonë një fitore ndryshon renditjen dhe të jep besim. Janë të mjaftueshme tre fazat e mbetura”.

HARMONIA – “Nuk është e vërtetë që nuk ka harmoni. Problemi është se del gjithçka ndodh, transformohet dhe fryhet. Prandaj duket jashtë sikur nuk ka harmoni, por në fakt këtu ka harmoni më shumë se në ekipet e tjera”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *