Problemi i madh i Prishtinës, ndeshja e radhës mund të anulohet

Prishtina mori një fitore të thellë mbrëmjen e djeshme duke regjistruar kështu një kualifikim historik, pasi për të parën herë një skuadër nga Kosova kalon një tur në Europa League.  Kryeqytetasit e Kosovës kanë një mundësi të mirë që të avancojnë akoma dhe më tutje në këtë komepeticion, pasi shorti nuk u tregua dhe aq i ashpër dhe i ka rezervuar një përballje me skuadrën nga Luksemburg të Fola Esch.

Gjithsesi, nuk ka vetëm gëzim në skuadrën e Mirel Josës, pasi kanë nisur menjëherë problemet. Shteti i Luksemburgut ka kërkuar që futbollistët kosovar duhet që të aplikojnë për viza në Zvicër, duke e ndërlikuar kështu shumë transfertën që Prishtina do të ketë. Lojtarët janë të detyruar që të sakrifikojnë pafundësisht në mënyrë që të mos humbasin ndeshje.

Gjithsesi, duke ditur se Prishtina pjesën më të madhe të lojtarëve i ka nga Kosova, mund të ndodhë që pjesa më e madhe e skuadrës të rrezikojë që të  mos arrijnë në Kohë dhe ndeshja është në pikëpyetje. Gjithsesi shpresat janë tek UEFA që në të tilla raste duhet të ndërhyjë dhe të ndikojë në përshpejtimin e proceduarve, pasi diçka e tillë është e papranueshme.

Lojtarët që kanë më së shumti probleme janë ata që vijnë nga kontinenti i Afrikës. Kjo situatë ka ndikuar dhe te seanca e sotme stërvitore, ku grupi nuk ka qenë i plotë. Klubi i Prishtinës e konsideron një situatë absurde, pasi skuadra i kalo proceduar në mënyrë shumë të rregull për transfertën në Gjibraltar, ndërsa tani duhet që t’ia nisë sërish nga e para.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *