Problemet te Kamza, nesër protestë para Bashkisë

Kamza nuk po kalon një moment të mirë. Problemet financiare janë bërë publike. Presidenti Naim Qarri haptazi i ka kërkuar bashkisë të respektojë marrëveshjen dhe të akordojë fondin që i takon klubit. Deri më tani vetëm heshtje nga e kryebashkiakut Xhelal Mziu.

Ky i fundit ka marrë edhe një kërkesë nga stafi teknik dhe lojtarët për t’u takuar, por deri më tani po heziton të ulet në tryezë me ta për të zgjidhur ngërçin financiar që është krijuar te Kamza. Presidenti Qarri deri më tani thuhet se ka shpenzuar 240 milionë lekë.

Bashkia ka 49% të aksioneve dhe duhet të japë pjesën e tij. Mziu, në të shkuarën e mbështetur klubin financiarisht dhe moralisht. Këtë sezon ka pasur një ftohje të tij me presidentin Qarri dhe deri më tani Bashkia nuk e ka dhënë pjesën e vet të parave.

PROTESTA –Tifozët janë të shqetësuar për situatën që po kalon Kamza. Grupi i futbollistëve që skuadra e tyre ka në dispozicion është relativisht i mirë dhe të gjithë presin angazhimin e drejtuesve për ta shpëtuar ekipin e tyre të zemrës.

Duke qenë se nuk po miratohet fondin për klubin dhe prej vështirësive të krijuara prej kësaj, tifozët po mendojnë që nesër të protestojnë para Bashkisë. Kjo shihet si mënyra e vetme që kryebashkiaku Xhelal Mziu dhe Këshilli Bashkiak të kthejnë vëmendjen nga klubi i Kamzës dhe të japë kontributin e vet financiar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *