Problemet shëndetësore, Maradona i qetëson të gjithë: Jam mirë!

Diego Armando Maradona u vu në qendër të vëmendjes një ditë më parë, teksa fillimisht nga klubi meksikan i Dorados De Sinaloa u tha se argjentinasi nuk po ju përgjigjej dhe se ishte zhdukur. E gjitha kjo kishte ndodhur për shkak të një problemi shëndetësor që kish pasur legjenda argjentinase.

Një problem në stomak i shqetësoi të gjithë, por duket se situata nuk ka qenë aq e rëndë dhe për t’i qetësuar të gjithë ka menduar vetë Maradona, i cili në orët e para të ditës së sotme ka postuar një mesazh në faqen e tij në “Facebook”.

“Dua t’ju falënderoj për mesazhet inkurajuese. Më vjen keq që jeni shqetësuar pa arsye. Dua t’ju them se nuk ka ndodhur asgjë, jam mirë. Sot do kujdesem për nipat e mi Benja, Dieguito Mattia dhe djalin tim Diego Fernando. Ju dërgoj një puthje të gjithëve”, shkruan Maradona.

https://www.facebook.com/diegomaradona/photos/a.457499340968087/2185212941530043/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *