Problemet nuk kanë fund tek Interi, “hiqet qafe” afrimi i bujshëm

Sime Vërsaljko mbërriti me bujë të madhe në “San Siro”, pasi shkëlqeu në botërorin e Rusisë 2018, duke zënë dhe vendin e dytë me kombëtaren e Kroacisë. Drejtuesit zikaltër dhe tifozët prisnin shumë prej mbrojtësit të krahut, por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç priteshin për të.

Pas performancave zhgënjyese dhe dëmtimeve të shpeshta, Interi kërkon që të kthejë atë mbrapa në Madrid, atje ku e mori nga Atletiko në merkaton e verës. Sipas “Gazzeta dello Sport”, aventura e tij me ngjyrat zikaltër ka përfunduar pas ndërhyrjes në gju, teksa 27-vjeçari do të jetë për gjashtë muaj jashtë fushave.

Kroati iu bashkua ekipit të Spaletit në formën e huazimit për 6.5 milionë euro. Ekipi nga Milano tashmë e ka zëvendësuar atë më mbrojtësin e kombëtares portugeze, Sedrik Soares, shërbimet e të cilit arritën t’i siguronin gjatë merkatos së janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *