Problemet me bashkinë, largohet presidenti i klubit shqiptar

Turbina, edhe pse po fitoi me rezultatin e pastër 3-0 kundër Elbasanit, nuk po kalon një periudhë të mirë. Ana financiare është shumë e rëndësishme dhe mes presidentit Gentian Gjoka dhe Bashkisë Cërrik nuk ka një raport të mirë.

Nisur nga kjo situata, kreu i klubit të Turbinës ka vendosur të largohet dhe kështu duhet gjetur një zgjidhje për të ardhmen. Lajmi u raportua nga gazetari Mariglen Miraka, ish-bashkëpunëtor i Sport Ekspres, në emisionin “Nga njëra ndeshje në tjetrën” në “Radio Tirana”.

Gjoka financon prej 13 vitesh Turbinën, ndërkohë që në momente të caktuara është tentuar edhe kalimi në Superiore. Vitet e fundit problemet financiare në Cërrik nuk kanë munguar, ccka është reflektuar edhe në rezultatet e skuadrës që më së shumti ka luftuar për mbijetesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *