Problemet financiare te Tirana, Kagere: U lodha, kisha muaj pa u paguar!

Tirana ndër vite është përballur me probleme pagesash. Këtë e kanë traguar qartë gjyqet e humbura në FIFA dhe në FSHF. Presidenti Refik Halili është munduar të shlyejë të gjitha borxhet e prapambetura, që ende nuk kanë shkuar në zero.

Së fundmi është një ish-lojtar i Tiranës, ai që tregon se për muaj të tërë nuk ishte paguar nga bardheblutë. Histori të ditura, por që tregohen nga lojtarët në vendet e tyre. Medi Kagere është ai që flet këtë herë për “Sunday Nation”.

“Të gjitha premtimet nuk po përmbusheshin, isha i frustuar duke qëndruar për muaj pa marrë asnjë pagë. U ktheva në shtëpi sërish dhe i lodhur duke luajtur futboll për asgjë. Doja vetëm një periudhë pushimi”, ka thënë mes të tjerash Kagere.

One thought on “Problemet financiare te Tirana, Kagere: U lodha, kisha muaj pa u paguar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *