Problemet familjare e lanë jashtë Kombëtares, Sadiku: Nuk u stërvita për 3 ditë!

Një nga mungesat më të mëdha te Kombëtarja për mbrëmjen e sotme është padyshim Armando Sadiku. Të gjthë prisnin të shihnin këtë sulmues në fushë përballë Turqisë, sidomos pasi rigjeti formën te Malaga.

Por vetë futbollisti i kishte kërkuar pushim trajnerit Reja, për shkak të një problemi familjar. Gjithashtu edhe në mediat spanjolle, Sadiku është shprehur se ky problem e ka lënë jashtë fushës së blertë për të qenë si titullar në ndeshjen e fundit që u luajt përballë Huescas.

“Unë jam mirë. GPS e të dhënave të mia po bëhet më e madhe pas çdo ndeshje që unë luaj. Në Huesca kishte planifikuar të luaja si titullar. Por kam pasur një problem familjar. Për tre ditë nuk jam stërvitur fare. Trajneri më pa “poshtë” dhe më futi në fushë vetëm në pjesën e dytë.

Tani kemi ndeshjen e radhës që luhet të shtunën. Ne do të luajmë për tre pikët dhe do të provojmë që nuk jemi të vdekur. Trajneri ka folur me ne dhe kemi pasur 5 ditë kohë për ta përgatitur. Unë e kam shifrën time të golave në mendje, sesa do të shënoj deri në fund. Por nuk e them. Gjithsesi, është me dy shifra”, është shprehur Sadiku. /Sport Ekspres/