Problemet e shumta, “shkrihet” pas katër vitesh klubi shqiptar

0

Një ekip më pak në futbollin shqiptar. Ditën e sotme është njoftuar tërheqja nga kampionati i Kategorisë së Dytë i një klubi privat si Kevitani. Të gjendur përballë vështirësive, drejtuesit e këtij klubi kanë njoftuar tërheqjen nga gara. Më parë kishin humbur disa ndeshje në tavolinë për shkak se nuk ishin paraqitur, ndërkohë që tanimë ka ardhur edhe vendimi final.

NJOFTIMI I KEVITAN – Bordi drejtues i FC Kevitanit njofton tërheqjen e ekipit nga kampionati i Kategorisë së Dytë. Kjo vjen në bazë të situatave të krijuar nga një grup i futbollistëve, që prej disa javësh nuk po paraqiten për transfertat e ekipit. Duke ju kërkuar ndjesë atyre që me të vërtetë besuan dhe kontribuuan në këtë projekt, si dhe tifozëve tanë, duke i njoftuar që ne tërhiqemi përfundimisht nga kampionat i Kategorisë së Dytë.

Në 4 vjet u munduam si askush tjetër të krijonim një realitet të ri në futbollin shqiptar, duke krijuar një skuadër krejtësisht privat, ku askujt dhe askujt nuk i hahej haku, por ku secili vlerësohej për talentin. Por gabuam se ishim kundër rrymës që është ndërtuar në mentalitetin e këtij vendi, ku talenti barazohet me sa paguan. Ne nuk jemi këta! Dhe në fund nuk dua të lë  pa falënderuar atë person të vetëm në Shqipëri që na ka përkrahur në tërë vijimësinë tonë 4-vjeçare: ARMAND DUKEN. YOU ARE NUMBER 1, MAN!

RREGULLORJA – Me tërheqjen e Kevitanit do të ndryshojë edhe renditja në grupin A të Kategorisë së Dytë. Kështu, të gjitha ekipeve që janë përballur me Kevitanin, do t’u hiqen pikët e marra në përballjen me kryeqytetasit. kështu thotë rregullorja në rast se një ekip tërhiqet apo përjashtohet nga gara pa u mbyllur gjysma e kampionatit.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.