Probleme te Napoli, qendërmbrojtësi pranë largimit

Napolit tashmë do i duhet të kërkojë për një qendërmbrojtës cilësor dhe me eksperiencë. Një nga lojtarët kyç të gjashtë sezoneve të fundit, Raul Albiol do të largohet këtë verë. Gazeta spanjolle “AS” bën me dije se 33-vjeçari ka arritur marrëshje me Vijarealin dhe do i bashkohet “nëndetëses së verdhë” ditët e ardhshme.
Spanjollët do të derdhin 6 milionë euro në arkat e Napolit, me qëllim që Albiol të lihet lirë. Ai pritet të marrë figurën e liderit te Vijareal, që kohët e fundit ka vuajtur praninë e një lideri në pjesën difensive.

Raul largohet pas plot gjashtë sezonesh nga Napoli. Të kaltrit e morën me shumë bujë nga Reali i Madridit, të cilëve u paguan 12 milionë euro në 2013-ën. Gjatë kësaj kohe ai ka qenë një lider i padiskutueshëm në mbrojtje dhe bashkë me Kulibali formuan një dyshe shumë të fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *