Probleme për skuadrën e Maradonës, stadiumi kthehet në… pishinë!

Kalimi i Diego Maradonës në stolin e klubit meksikan, Dorados de Sinaloa, ka sjellë kritika dhe komente të shumta. Legjenda argjentinase është tema e ditës në futbollin meksikan dhe ai ka debutuar me fitore, duke e fituar ndeshjen e parë me rezultatin 4-1. Ekipi ndodhet në divizionin e dytë dhe kërkon kalimin në elitën e futbollit meksikan.

Një episod i papritur ka ndodhur në qytetin Kuliakanit, ku ndodhet dhe skuadra e Maradonës. Shira të rrëmbyeshëm dhe stadiumi është përmbytur dhe ka marrë pamjen e një pishine. Një problem për ekipin, por fat i mirë që ndeshja e radhës është në transfertë.

“Rio Humaya”, lumi që kalon në nëpër qytet, është i tejmbushur dhe ka përmbytur zonat përreth me ujë. Diçka e tillë ka sjellë pasoja dhe në stadiumin “Estadio Banorte”, që ndodhet shumë afër brigjeve të lumit. Lojtarët kanë patur probleme për të gjetur një fushë stërvitje, ndërsa përgatiten për përballjen me Alebrijes de Oaksaka.

Stadiumi do të përdoret në ditët e ardhshme si një strehë e përkohshme për familjet e përmbytura. Të gjithë shpresojnë që situata të normalizohet sa më shpejt dhe të largohet stuhia atmosferike për t’u rikthyer te “stuhia” Diego Maradona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *