Probleme për Panuçin, dy lojtarë largohen nga grumbullimi

0

Pak minuta më parë FSHF ka njoftuar përmes një postimi zyrtar se Frederik Veseli dhe Ylber Ramadani kanë lënë grumbullimi, kjo për shkak të problemeve fizike që kanë pasur. Menjëherë tekniku kuqezi ka ftuar Ivan Balliun dhe Sabjen Lilajn, për t’i zëvendësuar dy lojtarët e sipërpërmendur.

Prishen planet e trajnerit Kristian Panuçi, i cili i kishte në planet e tij si mbrojtësin ashtu dhe mesfushorin. Skuadra vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës me Izraelin, e programuar për t’u zhvilluar këtë të diel në orën 20:45.

“Për shkak të probleme fizike dhe konkretisht tërheqjeve muskulore të pësuara gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë futbollistët e ekipit kombëtar, Frederik Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për të vijuar me fazën riaftësuese. Trajneri i skuadrës përfaqësuese Kristian Panuçi, ndërkohë ka kryer menjëherë zëvendësimet e duhura”.

“Kështu brenda ditës së sotme skuadrës do ti bashkohen mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës kombëtare, në vigjilje të ndeshjes zyrtare të datës 14 tetor ora 20:45 në Izrael. Shqipëria sipas programit, sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, teksa do të ketë edhe një të dytë pasdite, por me dyer të mbyllura”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.