Probleme për Kërçikun, Turtulli mungesë e sigurt

Tirana barazoi në derbi me Partizanin, ndërkohë që një prej lojtarëve ka shfaqur probleme së fundmi. Bëhet fjalë për mbrojtësin Dorian Kërçiku, i cili në seancën e djeshme stërvitore nuk është përgatitur me grupin. Mbrojtësi i djathtë ka ndjerë një shqetësim të vogël dhe stafi mjekësor i ka rekomanduar të pushojë.

Edhe sot pritet që të mos stërvitet dhe nga nesër do të shihet situata e tij. Nuk mendohet të ketë diçka serioze dhe në ndeshjen e radhës me Kastriotin në transfertë pritet të jetë i gatshëm. Gjithsesi asgjë nuk është përfundimtare dhe duhet pritur që Kërçiku të zbresë fillimisht në fushën e stërvitjes.

Në takimin me Kastriotin trajneri Ardian Mema do të ketë një mungesë të sigurt. Mbrojtësi Marvin Turtulli ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk mund të aktivizohet. Stafi teknik ka disa alternativa për qendrën e mbrojtjes dhe pritet të përcaktohet se kush do të luajë krah Imamit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *